Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në PD.
Berisha tha se detyra më kryesore për PD-në ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.
:Ato që thotë Nishani, për të cilin kam respekt si bashkëpunëtor, përveç fjalëve në ajër nuk kam të dhëna konkrete. Lulzim Basha nuk ka ndikuar në këtë proces nuk e besoj. Ai shpalli fushatën zgjedhore. Unë kam patur një ligj, që kjo situatë më bën që të heq dorë, sepse nuk jam ai që kam qenë. Unë do të isha shprehur më parë.
Unë kam mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra më kryesore për mua absolute ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Po ashtu edhe një analizë serioze të PD-së. Një vendim që e votoi këshilli kombëtarë, edhe ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, unë vendosa që të hesht se ishte një vendim unanim”, tha Sali Berisha për Ora News.