Shërbimi sekret i Danimarkës ndihmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të spiunonte politikanët evropianë, përfshirë edhe Kancelaren gjermane Angela Merkel nga 2012 në 2014. Kështu raportojnë mediat daneze, sipas të cilave Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes (FE) bashkëpunoi me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të Sh.B.A (NSA) për të mbledhur informacion.
Sipas raportit, Inteligjenca mblodhi infomracione mbi zyrtarë të tjerë nga Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia, shkruan BBC.
Më pas sekretet e zbuluara nga amerikan Edward Snowden pretenduan se kishin përgjuar telefonin e kancelares gjermane.
Kur u bënë ato akuza, Shtëpia e Bardhë nuk beri asnje mohim, por tha se telefoni i zonjës Merkel nuk ishte duke u përgjuar në atë kohë dhe nuk do të ishte në të ardhmen.
Në një raport të ri të ndarë me disa agjenci evropiane të lajmeve, NSA thuhet se ka hyrë në mesazhet me tekst dhe bisedat telefonike të një numri individësh të shquar duke përdorur kabllot daneze të internetit në bashkëpunim me Inteligjencën e Mbrojtjes.
Në raport thuhet se NSA u lejua të merrte të dhëna duke përdorur numrat e telefonit të politikanëve.
Së bashku me zonjën Merkel, ministri i atëhershëm i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe udhëheqësi i opozitës në atë kohë Peer Steinbruck u tha gjithashtu se ishin në shënjestër.
Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës Trine Bramsen, i cili thuhet se ishte informuar më herët për spiunazhin, i tha Radio Danimarkës se “përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë është i papranueshëm”.