Kina e dinte që në shtator/ Kush ishte Pacientja Zero me Covid

0
Kina e dinte që në shtator/ Kush ishte Pacientja Zero me Covid

Mediat perëndimore po raportojnë gjithmonë e më shumë fakte që tregojnë se Kina e dinte për koronavirusin që në vjeshtën e vitit 2019.

Sipas gazetës gjermane BILD, rastet e para me virus janë regjistruar që në shtator të vitit 2019.

Pacientja Zero mendohet se ka qenë një grua, e identifikuar si Su. Ajo është 61 vjeç dhe jetonte vetëm 1.5 kilometër larg nga instituti i virologjisë në Wuhan.

Pasi u mësua infektimi i saj më 29 shtator, Kina nisi menjëherë censurën e rreptë.

Gazeta Wall Street Journal raportoi e para se agjencitë amerikane të inteligjencës mendojnë se virusi ka dalë nga laboratori që në vjeshtën e vitit 2019.

Kina ka bërë shumë përpjekje për të mbuluar të vërtetën. Madje shkencëtarët ndërkombëtarë po akuzojnë homologët e tyre në Wuhan se janë bërë pjesë e këtij mbulimi.

Mjeku britanik Angus Dalgleish dhe kolegu norvegjez, Birger Sorensen thanë se shkencëtarët kinezë janë të implikuar në manipulimin e provave.

Specifikisht thuhet se ata kanë ndryshuar virusin më pas dhe këto të dhëna ua kanë kaluar kolegëve të huaj në mënyrë që t’i mashtrojnë ata për të besuar se virusi kishte kërcyer nga kafshët te njeriu.

Artikulli i mëparshëmMomenti kur trupin e viktimës me Covid e hedhin në lumë (VIDEO)
Artikulli i radhësPa transparencë/ Prishja e pallateve në Tiranë, paditet bashkia