Përfundoi në spital me karrige me rrota, filmohet sërish Fatos Nano, ja lëvizja që bëri sot sëbashku me Xhoanën (VIDEO)

0
Përfundoi në spital me karrige me rrota, filmohet sërish Fatos

Ish-kryeministri Fatos Nano pas largimit nga politika ka vendosur që të mbajë në nivel të ulët publik, duke u siguruar kështu që jetë e tij private të mos bëhet pjesë e mediave.

Mirëpo vetëm pak ditë më parë në media qarkulloi me shpejtësi një video ku ish-kryeministri Nano shfaqej në një karrige me rrota duke u ftut në ambientet e një spitali privat, teksa shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

Ndërkohë sot Nano ëhstë filmuar duke hyrë në zonën VIP të aeroportit të Rinasit dhe shoqërohet sërish nga bashkëshortja e tij.

Siç shihet dhe nga pamjet Nano është në gjendje të mirë shëndetësore, në ndryshim nga video e fundit që qarkulloi, ku ish-kreu i socialistëve shihej të ecte në një karrige me rrota në një spital privat. .

Nuk dihet ende se cili është destinacioni i Nanos, dhe as nëse ky udhëtim i tiji lidhet me çështje të shëndetit, ndërkohë që menjëherë sapo kanë parë praninë e kamerës, shoqëruesit e tij kanë kërkuar që të mos filmohej.

Artikulli i mëparshëmIlir Alimehmeti e thotë hapur: Ora policore e vendosur nga ekspertët është penalizuese
Artikulli i radhësAdriatik Llalla lëshon “BOMBËN”: Ambasadorja më kërkoi arrestimin e Sali Berishës