Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj shprehet se vendi do të çlirohet përfundimisht nga pandemia pranverën e ardhshme.
thotë se Vera do të jetë e qetë dhe me shifra të ulëta të infektimeve nga virusi Covid-19.
Brataj u shpreh se në vjeshtë do të ketë një rritje të lehtë të infektimeve, por nuk do të jetë shqetësuese dhe jo në nivelet e valës së parë dhe të dytë të pandemisë.
“Rreziku, përderisa virusi ekziston, ngelet gjithmonë konstant, nuk mund të themi që nuk ka rrezik. Pastaj edhe sa herë që sëmuresh, detyrimisht që organizmi ose çdo sëmundje edhe kur vjen infarkti për herë të dytë nuk është se është e njëjta gjë.
Kështu që dhe infeksioni nga çdo virus ka të bëjë me një luftë të brendshme të organizmit që varet se si është organizmi në atë moment, a ka sëmundje bashkëshoqëruese, varet nga mosha, varet nga shumë arsye të tjera. Rreziku është shumë i ulët për fatin e mirë.
Unë mendoj që vera do të jetë e qetë, por vjeshta nuk do të na japë ndonjë surprizë të madhe sepse për fatin e mirë, imunizimi natyral dhe vaksinimi masiv po e çojnë imunitetin e tufës drejt atyre shifrave të paktën 60-70% që na garantojnë të bëjmë një jetë të lirë.
Ne duhet të bashkëjetojmë akoma për disa muaj dhe unë mendoj që pranvera e vitit që vjen do të jetë jeta normale, nuk mund të themi që do t’i kthehemi që këtë vjeshtë.
Që këtë vjeshtë ne do të kemi bashkëjetesë me virusin, mund të kemi një rritje të ulët, por asnjëherë nuk do të kemi valën e parë dhe të dytë që kaluam”, u shpreh Skënder Brataj.