Televizioni shtetëror rus ka transmetuar një kronikë prej 15 minutash, në lidhje me teoritë konspirative që miliarderi Bill Gates është përgjegjës për pandeminë e koronavirusit. Raporti u transmetua në të njëjtën ditë kur një raport i Bashkimit Evropian tha se media shtetërore në Rusi po zhvillon një “fushatë të koordinuar për të përhapur konfuzion” lidhur me origjinën e virusit./rel