Basha: E ardhmja europiane e Shqipërisë varet nga zbatimi i 15 kushteve nga qeveria

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpërndau një postim të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për prioritetet kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor: sundim i ligjit, vlera demokratike, luftë kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit.

Duke shprehur mirënjohjen për ndihmën e Bashkimit Europian kundër COVID 2019 dhe për solidaritetin për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, Basha theksoi rëndësinë që kanë për vendin zbatimi i prioriteteve kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë Samitit të EPP në Zagreb rikonfirmova angazhimin e PD për procesin jetik të integrimit europian dhe udhërrëfyesit rë qartë prej 15 kushtesh. E ardhmja jonë europiane varet nga zbatimi i këtyre kushteve”, u shpreh kreu i opozitës.

Whatsapp Image 2020 05 07 At 13.35.20

“Qëllimi kryesor i PD dhe i opozitës në Shqipëri janë zgjedhjet e lira e të ndershme, të pandikuara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar me mbështetjen e qeverisë aktuale.
Për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së medias foli dje pas Samitit të Zagrebit edhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. Bashkimi Europian theksoi persepektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por për nisjen e negociatave me Shqipërinë nuk ka caktuar asnjë datë, derisa Shqipëria të ketë përmbushur 15 kushtet e përmendura nga kreu i opozitës, përfshirë zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme,dënimin e krimeve zgjedhore në çdo nivel të qverisjes, ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive”, deklaron PD.

Artikulli i mëparshëmKore e Jugut/ Tifozët zëvendësohen me postera për ti dhënë kurajo lojtarëve në fushë
Artikulli i radhësZYRTARE/ Bundesliga kthehet më 16 maj, Europa “feston” me Gjermaninë: Lokomotivë e futbollit