Vazhdon të jetë e tensionuar protesta e banorëve të Sinecit në fshatin Lumas, ku ka pasur përplasje me efektivët e policisë. Këta të fundit u kërkuar atyre të lirojnë rrugën që kanë mbajtur të bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit, për të mos lejuar futjen e mjetëve të firmës.
Mësohet se policia i ka shtyrë me forcë dhe janë përleshur fizikisht, pasi banorët nuk kanë pranuar të shpërndaheshin. Nga situata e tensionuar, disa prej barnorëve kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe janë dërguar në spital. Disa të tjerë janë shoqëruar me forcë në Komisariatin e Policisë, ndërkohë që nga ana e policisë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.