TRONDITËSE/ Zbardhen të tjera detaje nga krimi brenda familjes në Shkodër! Shefi i Komisariatit të Policisë jep informacion të hollësishëm

0
TRONDITËSE/ Zbardhen të tjera detaje nga krimi brenda familjes

58-vjeçarja Diana Vukaj ka humbur jetën tragjikisht nga arma që ka shkrepur vëllai Fabian Vukaj, 55 vjeç drejt saj, pak ditë pasi viktima ishte kthyer nga Gjermania, shtet në të cilin ajo ka shkuar në emigracion.

Ky informacion është bërë i ditur nga Shefi i Komisariatit të Policisë së Shkodrës, Paulin Çupi, i cili në një deklaratë për mediat ka komunikuar se Diana Vukaj kishte 3-4 ditë që ishte kthyer nga Gjermania pranë familjes së saj.

Megjithatë, ajo ka pasur mundësi të kalojë shumë pak kohë në vendlindje me familjarët e saj, pasi ajo i kishte humbur kontaktet me ta para dy ditësh, sipas shefit të Komisariatit të Shkodrës.

“Rreth ores 22:30 të natës së sotme, në sallën operative është marrë një telefonatë që shtetasja Diana Vukaj, banuese në lagjen “Ndoc Mazi” ka dy ditë që ka humbur kontaktet me familjarët e saj.

Diana Vukaj është emigrante në Gjermani dhe është kthyer para 3-4 ditësh nga Gjermania.

Vrasja është kryer me armë zjarri. Janë siguruar një pjesë e mirë e provave dhe po punojmë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Po kryejmë veprimet proceduriale për sqarimin e rrethanave, mendohet që kemi të bejmë më një krim brenda familjes, ngjarja është e rëndë”, tha per mediat shefi i Komisariatit të Policisë së Shkodrës pas ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmAvokati i njohur shqiptar trondit me deklaratën, tregon rrezikun që na pret këtë javë: Filloi që sot…
Artikulli i radhësÇfarë do të ndodhë këtë muaj? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime që do të ‘shkundin’ politikën shqiptare