Altin Avdyli kallëzon gjyqtaren Saida Dollani për shpërdorim detyre

0

Altin Avdyli pjesë e dosjes 339 për laboratorin e heroinës në Has, këtë të hënë ka kallëzuar penalisht kryetaren e Gjykatës se Posaçme të Apelit Saida Dollani për shpërdorim detyre dhe ka kërkuar përjashtimin e saj nga trupi gjykues. Kallëzimi është depozituar ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës nga Avokati Renaldi Meka.

Ndër të tjera mësohet se në kallëzimin e tij penal, Avdyli shprehet se relatoria e çështjes ka shpërdoruar hapur detyrën duke qëndruar me “forcë” në çështjen e tij dhe duke mos dhënë dorëheqjen ndonëse ka dhënë vendim më datën 03 Qershor 2021 për një pjesë të dosjes 339.

Sipas tij gjyqtarja ka shpërdoruar hapur detyrën e shenjte të dhenies drejtësi dhe duke paragjykuar çështjen që nga fillimi.

Artikulli i mëparshëmNis aksioni i prishjes së ndërtesave pa leje në Ksamil
Artikulli i radhësFamilja mbretërore uron Meghan dhe Princ Harry-n pas lindjes së vajzës