Ervin Karamuço, profesor në Fakultetin e Drejtësisë dhe ekspert i çështjeve ligjore ka folur për vrasjet misterioze të regjistruara kohët e fundit në Shqipëri ku dyshohet për lidhje me sekte të panjohura.
Ai shprehet se institucionet në Shqipëri nuk po vihen akoma në lëvizje. Karamuço bëri një paralelizëm me SHBA-në.
“Në SHBA për rreth 5 vite pati një panik moral nga sektet, i quajtur ndryshe paniku i kulteve. Ata filluan të ruajnë fëmijët e tyre, të shikojnë çdo ritual të tyre, mënyra si flasin, botëkuptimi që ka etj. Këto sollën një angazhim shumë të madh dhe të institucioneve ligjzbatuese dhe këto sollën një qetësim në SHBA. Këtu tek ne nuk po ndodh. Unë pres këtu të ketë një psikiatër. Secili duhet të bëjë detyrën e tij. Unë po iu them njerëzve të kenë shumë kujdes.
Sot ka një dilemë shumë të madhe dhe në literaturën ndërkombëtare ku thuhet se a janë këta serial killer që shfrytëzojnë këto besime, këto sekte për të përmbushur qëllimet e tyre, apo këto vijnë si pasojë e besimit që ata kanë dhe të gjitha këto krime u duken fare normale? Ashtu si kundër ne që marrim kënaqësi kur falim diçka, kur çlirojmë energji pozitive, këta e kanë me energji negative”, u shpreh Karamuço në MCN Tv.