Aleksandër Vuçiç presidenti i Serbisw sot heshti para vendimit të Hagës që konfirmoi dënimin me burg për jetë të Ratko Mlladiç për krimet e tmerrshme që kreu gjatë luftës në Bosnje.
Megjithatë, jo shumë kohë më parë presidenti aktual serb ishte ndër politikanët më të zellshëm në mbrojtje të Mlladiç, madje edhe përmes nismave simbolike, si në këtë foto ku shfaqet duke vënë një pllakë emërtimi rruge në Beograd me emrin e “Kasapit të Ballkanit”.
“Presidenti aktual serb duke vendosur një pllakatë emërtimi rruge që mban emrin e Ratko Mlladiç në 2007. Sot, Gjykata e OKB konfirmoi dënimin me burg për jetë për genocid në Bosnje. Kjo fotoja nuk shkoi mirë për një reformist të supozuar, apo jo?”, shkruan në rrjetet sociale, ish-Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila ka rikthyer në kujtesë këtë foto.
Vuçiç e ka mbrojtur Mlladiç së bashku me pjesën më të madhe të politikanëve serbë duke e quajtur hero dhe mbrojtës të serbëve në Bosnje.