Departamenti i Drejtësisë ka konfiskuar rreth 2.3 milionë dollarë në kriptovaluta, pjesë e haraçit të paguar nga Colonial Pipeline, ndërsa gjurmonte hakerat që bënë sulmin më ndërprerës kibernetik në histori. Zv/Prokurorja e Përgjithshme, Lisa Monaco, tha se hetuesit kanë konfiskuar 63.7 bitcoin, tashmë me një vlerë 2.3 milionë dollarë, të paguar nga Colonial, ndaj hakerave që goditën sistemet e kompanisë, që sollën mungesë gjigante të karburantit në Bregun Lindor.
Departamenti i Drejtësisë ka zbuluar dhe rimarrë shumicën e shpërblesës së paguar nga Colonial, sipas Monaco. Sipas një deklarate në nisje të Javës, Byroja Federale e Hetimit zotëronte një çelës privat për të zhbllokuar një protofol me bitcoin që ka marrë shumicën e fondeve, pa bërë të qartë se si kishte akses tek çelësi. NJë gjykatës në San Francisco miratoi konfisikimin e fondeve nga “adresa e tij e kritpvoalutave” që sipas deklaratës, ndodhej në zonën veriore të Kalifronisë.
Colonial ka bërë të ditur se i ka paguar hakerat thuajse 5 milionë dollarë për të rimarrë aksesin. Kriptovaluta ka rënë në rreth 34 mijë dollarë në javët e fundit, pasi shënoi 63 mijë dollarë në Prill. Konfiskimet e bitcoin janë të rralla, por autoritetet kanë përforcuar ekspertizën në gjurmimin e fluksit të parasë dixhitale, ndërkohë që këto sulme janë bërë një kërcënim i madh i sigurisë kombëtare. Hakimi, që byroja thotë se vjen nga një bandë e quajtur “DarkSide”, solli ndërprerjen e gati një jave që solli rritje të çmimeve të karburiantit, blerje në npanik dhe mungesa në masë të karburantit.