Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka përshëndetur urdhrin ekzekutiv të DASH ku u përfshi edhe Shqipëria, përmes të cilit iu bllokohet prona dhe pezullimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.
Yuri Kim ka postuar vendimin në Twitter, ndërsa bashkëngjitur thekson se lufta kundër korrupsionit është thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA.
“Kundërshtimi i korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA”, shkruan ndër të tjera Yuri Kim.
Në letrën që Biden i dërgon Senatit dhe Kongresit bëhet fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues në qershor 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë, por që tashmë në të do të jetë edhe Shqipëria.
Sipas Biden në dy dekadat e fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve që kërcënon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA.