Deklarata “bombë”: Soros loboi për ’21 janarin’ dhe ndarjen e Kosovës, Berisha tregon provat

0
Soros loboi për ’21 janarin’ dhe ndarjen e Kosovës,

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se miliarderi Xhorxh Soros ka lobuar për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protuestues, dhe për ndarjen e Kosovës.

Lidhur me 21 janarin, Berisha tha se Soros i kishte dërguar një e-mal Sekretares amerikane të Shtetit asokohe Hilari Klinton, dhe se përmbajtja ishte e njëjtë me atë çka thoshte atëherë lideri i opozitës, Edi Rama.

Ndërsa për ndarjen e Kosovës, Berisha u shpreh se ky projekt filloi të fuqizohej dhe të përfshinte njerëz në Amerikë falë lobingiut të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrit Edi Rama dhe mbi të gjitha të Xhorxh Sorros.

Pjesë nga biseda

Enton Abilekaj: A keni fakte për veprimtarinë politike të Xhorxh Sorros kundra jush në Shqipëri?

Sali Berisha: Sa të duash. Kur ndodhi 21 janari, e keni e-mail e dërguar te Hilari Klinton. Një shembull ku e-mail thoshtë se çfarë thoshte Rama. Nuk përmendte një fjalë demostratë e dhunshme. Të gjithë të huajt e panë se ishte një demostratë e dhunshme që pati këto pasoja. Përkundrazi në e-mail nuk përmendej një asnjë rresht që ishte demostratë e dhunshme, por thoshte se po qëllohet nga çatitë e kryeministrisë. Thoshte çi thoshte Edi Rama.

Sorros nxori projektin e ndarjes së Kosovës, të hartuar në fondacionin shoqëri e hapur në Beograd. Ai projekt ishte kundërshtuar deri në vitin 2013 nga qeveria amerikane në mënyrë të prerë, dhe që e mbante në rrogoz Frederika Mongerini e cila mendonte se do fitonte nobelin me atë marrëveshje, ky projekt filloi të shtrihej të fuqizohej dhe të përfshinte njerëz në amerikë falë lobingiut të Vuçiçit, Thaçit, Ramës dhe mbi të gjitha të Xhorxh Sorros.

Dhe kur Rama doli dhe tha se ti nuk e kalon Atlantikun, nuk dija asgjë. Por nuk pyeta sepse kot nuk e tha ky, por kur e verifikova ishte se unë po kundërshtoja politikën amerikanë të ndryshimit të kufijve në Ballkan. Unë po mbaja atë qëndrim që kishte mbajtuar qeveria amerikane deri në vitin 2013.

Artikulli i mëparshëmPërmbyti vendin me kokainë/ Mediat britanike shkruajnë për shqiptarin me famë për policinë vendase
Artikulli i radhësTaulant Balla zbulon se kush do jetë presidenti i ardhshëm/ E vendosim bashkë me Partinë Demokratike…