Shkaktuan aksidente, arrestohen dy të rinj në Tiranë

0

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kanë shkaktuar aksidente, me pasojë plagosjen e dy personave.

Policia njofton se një 23-vjeçar është arrestuar, pasi dje, në Kashar ka aksidentuar të miturin, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. 9-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Është arrestuar F. V., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kashar, ka aksidentuar biçiklistin e mitur të moshës 9 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 28-vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar një tjetër makinë ku mbeti e plagosur pasagjerja.

“Është arrestuar F. Rr., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje mjetin taksi me drejtues I. M. Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin taksi shtetasja E. A., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, shpjegon policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmKërcënohet prokurori i Përmetit, i vihet fishek te dritarja e zyrës
Artikulli i radhës“Shteti im ‘dënoi me vdekje’ mua dhe familjen time”, Anton Martini shpërthen keq pasi u shkarkua nga KPA…