“Pusho e mos fol”, Blendi Fevziu përplaset keq në mes të emisionit me gazetarin e njohur: Mos më trego ti mua! (REPLIKAT)

0
“Pusho e mos fol”, Blendi Fevziu përplaset keq në mes

Moderatori Blendi Fevziu u përplas mbrëmjen e djeshme me gazetarin Robert Rakipllari teksa po diskutonin për zgjedhjet e 25 prillit dhe humbjen e PD-së.

Fevziu tha se nëse krydemokrati Lulzim Basha u fut në zgjedhje, atëherë duhet të pranojë rezultatin e të largohet pas humbjes.

Ndërsa Rakipllari tha se këtu nuk është si në Europë ku zgjedhjet e lira e të ndershme nuk vihen në diskutim.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Një kryetar partie sot nëse humb zgjedhjet nuk rri më në parti. Pikërisht kjo gjë nuk lejon krijimin e personalitetevetë forta. Në Europë nuk ndodh kjo gjë.

Robert Rakipllari: Në Europë nuk ndodh kjo gjë, as që të diskutohen zgjedhjet e lira e të ndershme. Zgjedhjet atje nuk i konteston njeri.

Blendi Fevziu: Me këtë justifikim mund të rrish 50 vjet. Këtë gjë e dije ti, the që vullneti i popullit është në kuti. Pastaj o s’do ta pranish e nuk hyn në zgjedhje

Robert Rakipllari: Të pranojmë këto talente të reja

Blendi Fevziu: Jo Rakipllari nuk mund ta lësh ti…mos më trego mua këtë gjë sepse e di shumë mirë pse po e thua. Nuk mund të thuash që Rama fitoi para shqiptarëve sepse i bleu ata. Shqiptarët nuk janë delet e Ramës, është lideri ai që i udhëheq dhe nuk i lejon të shesin votën. Pusho atëherë mos fol…

Artikulli i mëparshëm“Plumbi ishte në pjesën e jashtme të dritares”/ Prokurori i njohur u kërcënua me jetë, Klodiana Lala zbardh deklaratën e tij
Artikulli i radhësPas shkarkimit, Meta njofton sot konferencë për mediat