Qeveria ka publikuar në portalin e- Albania rregullat e reja të rihapjes së bareve dhe restoranteve.
Në këto rregulla përfshihen masat strikte të distancimit social të cilat janë karriget duke iu regeruar pjesëve të mbrapme të kenë 1 metër distancë kurse për të qarkulluar në ambientet e jashtme ku do të hapen lokalet duhen shenja vizuale si dhe korridore të posaçme.
Po ashtu nuk rekomandohet përdorimi i parasë ”cash” por kjo nuk është e ndaluar por më mirë do të ishte kartë krediti. Po ashtu ka një mori rregullash për punonjësit e bareve dhe restoranteve për të dezinfektuar duart si dhe për të mospërdorur maska dhe doreza më shumë se një herë.