‘E kisha të vështirë luaja sepse mendjen e kisha tek Eriksen’, Lukaku: Kisha frikë…

0
'E kisha të vështirë luaja sepse mendjen e kisha tek Eriksen', Lukaku: Kisha frikë...

Romelu Lukaku arriti të realizonte dopietë në sfidën ndaj Rusisë, ku Belgjika triumfoi me rezultatin e pastër 3-0. Sulmuesi i Interit, foli pas këtij suksesi, teksa në prononcimin pas ndeshjes, u shpreh:

Image

 “Ishte e vështirë për mua të luaja sot sepse mendja dhe zemra ime ishin te Kristian Eriksen. Kisha frikë, shpresoj që ai është në rregull tani. Mendimet e mia janë me të, të dashurën e tij dhe tre fëmijët e tij. Unë jam shumë i lumtur për fitoren. Ne bëmë një paraqitje të shkëlqyer dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu”, u shpreh ndër të tjera Lukaku.

Pas paraqitjes fantastike ndaj Rusise, Lukaku u zgjodh si njeriu i ndeshjes nga UEFA në përfundim të takimit. Bomberi 28-vjeçar është një nga pretendentët kryesorë për të fituar “Këpucën e Artë” të Europianit.

Artikulli i mëparshëmMaturantët në ditën e dytë të protestës/ Kërkesat e tyre i mbështesin edhe mësuesit
Artikulli i radhësTë armatosur ‘gjer në dhëmbë’/ Pamjet si grabitet një ‘shtëpi bari’ në Britani