Mirëserdhe në jetë HTML! Babai i vendos emrin e çuditshëm fëmijës në nder të punës së tij

0
Mirëserdhe në jetë HTML! Babai i vendos emrin e

Një web designer nga Filipine është bërë viral për shkak të emrit të pazakontë që i vendosi të birit të porsalindur. Mac Pasqual vendosi ta quajë djalin e tij me emrin HTML, shkurtim i Hypertext Rayo Pascual, në nder të profesionit të tij, shkruan Daily Mail.  

Pascual tha për mediat lokale se emrat unik janë karakteristikë e familjes së tij, duke shpjeguar se emri i tij i shkurtër është Macaroni 85.  Ai tha se motra e tij quhet Spageti 88, ndërsa dy fëmijët e motrës së tij quhen Cheese Pimiento dhe Cheese Parmesan.

Mediat lokale raportuan se HTML lindi i shëndetshëm, me peshë 2.25 kilogramë në spitalin e Bulacanit, rreth një orë me makinë në veri të kryeqytetit, Manila.

Nëna e tij, Salie Rayo Pascual, tha se ishte shumë e lumtur për lindjen e fëmijës së saj dhe u shpreh se të afërmit ishin të kënaqur me zgjedhjen e emrit.

Postimi është shpërndarë më shumë se 8978 herë dhe ka frymëzuar shaka të shumta nga përdoruesit e mediave sociale. Të tjerë ishin të shqetësuar se emri i tij unik mund ta vështirësonte jetën për HTML.

Artikulli i mëparshëm‘Deri dje ia gjenin anën!’/ DPSHTRR jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë shoferët
Artikulli i radhësGoditet personazhi i njohur i botës së krimit/ Prokuroria i sekuestron miliona euro pasuri të patundshme