Ish-sulmuesi italian, Alessandro Matri, është përballur me një situatë aspak të këndshme së fundmi.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Matri i ka kërkuar hajdutëve që ishin futur në shtëpinë e tij, që t’ia rikthejnë bluzën e Milanit që i kanë vjedhur, me të cilën ai kishte debutuar në Serie A.
“I dashur hajdut që kishe hyrë ditën e sotme në shtëpinë e prindërve të mi. Midis gjërave që ke marrë, është diçka që për ju do të ketë vlerë të madhe ekonomike, por për mua ka një vlerë të veçantë.
Është fanella e Milanit, me të cilën unë kam debutuar në Serie A. Unë e di që ky shkrim nuk zgjidh gjë, por nëse ndonjëherë e lexoni këtë mesazh, mund të mendoni për idenë e mrekullueshme për ta rikthyer atë. Tani e dini adresën”, shkruan Matri.