Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ për Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

0
Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:

Avokat Spartak Ngjela deklaroi se në PD dhe në PS nuk ka garë dhe zgjedhje për kryetar, pasi sipas tij, ato kanë shmangur Kongresin.

Ngjela theksoi në emisionin “Breaking” se si Rama dhe Basha e përjashtuan kongresin për zgjedhjen e kryetarit, pasi aty do të humbin, se nuk i kontrollon dot, ndërsa u shpreh se PD nuk ekziston si parti.

Avokati i njohur më tej theksoi se Basha nuk është një burrë shteti edhe se është i kapur nga Berisha dhe se deklaratat e tij se një herë i fitoi zgjedhjet dhe më pasi ia vodhën, tregon se ai nuk është një burrë shteti.

“Çfarë tregoi me këtë qëndrim, se nuk është burrë shteti? Nuk jep dorëheqjen. Ai është më procese penale në SHBA. Ai është mediokër, nuk ka vlerën e një burri shteti, të bëjë intriga në kuptimin politik. Është në ngërç në marrëdhënie me Amerikën, e ke provën ambasadorja amerikane nuk e takoi atë, por kandidatët, ky ishte mesazhi”, tha Ngjela.

Artikulli i mëparshëmStudimi / Ana e errët që mund të ekzistojë në detyrimin e qytetarëve për t’u vaksinuar
Artikulli i radhësRrëfimi i rrallë i Linda Ramës! Gruaja e kryeministrit tregon kush e ka ‘timonin’ në familje…