“U ndezin cigaret horrave”/ Aksioni i fundit i RENEA-s fut në sherr Artan Hoxhën me gazetaren e njohur të ‘Top Channel’: S’lë gjë pa nxjerrë…

0
“U ndezin cigaret horrave”/ Aksioni i fundit i RENEA-s fut në

Aksioni që po ndërmerr RENEA në të gjithë vendin pas ultimatumit të ministrit Bledi Çuçi për të kontrolluar të gjitha lokalet në mënyrë që të parandalohet kriminaliteti në vendin tonë, duket se po fut në sherr gazetarët tanë.

Një prej gazetareve që e ka kundërshtuar më së shumti këtë aksion, është Anila Hoxha, me disa postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, të cilat kanë nxitur indirekt dhe reagimin e kolegut të saj, gazetarit Artan Hoxha.

Teksa i komenton një tjetër gazetari të kronikës, Artan Hoxha indirekt sulmon kolegët e tij, përfshirë dhe gazetaren Anila Hoxha, kur thotë se shumica e tyre mbajnë mikrofonin te dera e gjykatës apo prokurorisë, dhe nuk guxojnë që ti përmendin emrat e zyrtarëve që punojnë aty.

Sipas Artan Hoxhës, prania e RENEA-s në Elbasan, Vlorë apo Shkodër, është e nevojshme sa kohë që ka indicie se policitë lokale bashkëpunojnë me kriminelët, dhe janë të dorëzuara përballë tyre.

“O Jul se je dhe i vjeter ne zanat tani, kur ne Vlore, Elbasan, Shkoder, nuk ndalojne vrasjet, kur policia lokale nuk del dot as te dera komisariatit, kush dreqin del dhe ben ndonje bastisje ne lagjet apo lokalet e te forteve?! Policia pyjore, apo ajo financiare?!

Ne Vlore kane shkuar te Oslo ne Lungomare bashke me operacionalen nga Tirana pa e njoftuar fare policine e Vlores, e cila u ndes cigaren horrave…si o behet hallit ke te cojme aty? Apo cojme prokuroret dhe gjyqtaret qe kane liruar nga 5-6 here nga burgu ata qe ka kapur RENEA gjate 20 viteve te fundit? Mos u bej edhe ti si ata koleget qe mbajne mikrofonin te dera gjykates dhe prokurorise ne Tirane, e nuk guxojne me ja permend kurre emrin prokurorit dhe thone fajin e ka RENEA…

PO do ndonje info cfare ka kap RENEA keto dite ta nis ne inbox, per te tjerat ndiq OPEN se ata te thyejne ne mes me sulme kunder qeverise”, shkruan Artan Hoxha në reagimin.

Artikulli i mëparshëmRrëfimi i rrallë i Linda Ramës! Gruaja e kryeministrit tregon kush e ka ‘timonin’ në familje…
Artikulli i radhësDhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI)