Me anë të një njoftimi zyrtar Policia bën me dije se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.
Kjo e fundit i është drejtuar me denoncim Policisë së kryeqytetit, pas dhunës së ushtruar nga një person.
Policia bën me dije për mediat se Erinda Fino, 40 vjeçe, me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit, është goditur për shkak të detyrës nga një person.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, thuhet në njoftimin zyrtar.