Shënoi gol ndaj Filandës, Miranchuk hyn në histori të Europianit, ja arsyeja!

0
Shënoi gol ndaj Filandës, Miranchuk hyn në histori të Europianit, ja arsyeja!

Aleksei Miranchuk ka hyrë në histori të Kampionatit Europian.

Miranchuk i cili njëherësh është edhe futbollist i Atalantas, ka hyrë në histori me golin e tij të shënuar ndaj Filandës.

25-vjeçari madje u shpall edhe lojtari i  ndeshjes, dhe njëherësh bëhet lojtari i parë i Atalantas që arrin të shënojë një gol në histori të Kampionatit Europian.

Ironike kjo, pasi në Atalanta ka disa talente të cilat janë pjesë e Italisë, por goli i parë nga një futbollist i tyre erdhi nga rusi.

Artikulli i mëparshëmLargon një Coca Cola për ti hapur vendin… alkoolit: Nainggolan ironizon gjestet e CR7 e Pogba
Artikulli i radhësDonnarumma: Në Kombëtare ka atmosferë fantastike, Zvicra shumë e fortë!