Kina ka nisur drejt hapësirës astronautët e parë që do të qëndrojnë në stacionin e ri hapësinor kinez për një periudhë tremujore, lëvizje kjo që pritet ta çojë Pekinin drejt marrjes së statusit të fuqisë hapësinore. Raketa Long March-2F, me 3 astronautët e saj në bord, u nis në orët e para të mëngjesit në qendrën e lëshimit në Jiuqan, në shkretëtirën e Gobit.
Ky është misioni i parë kinez me ekuipazh nga viti 2016 dhe i pari që do të ulet në stacionin e ri hapësinor që është ende në fazë zhvillimi. Astronautët do të bashkohen me modulin kryesor të quajtur Tianhe.