Me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, efektivi i antidrogës së Vlorës që del nga makina e Bledar Birçajt me shpejtësi pas ekzekutimit të këtij të fundit në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 10 maj është përjashtuar nga Policia e Shtetit.
Përjashtimi i tij, sipas argumentimit ka lidhje me faktin se ai nuk reagoi në momentin që ndodhi ngjarja, edhe pse kishte armën e shërbimit me vete.
Deromemaj akuzohet edhe se ishte në dijeni që Birçaj lëvizte më armë pa leje dhe e ka fshehur këtë fakt, e po ashtu edhe të të shkuarës me precedentë penalë të viktimës në trafikun e drogës.
Në dëshminë para hetuesve, Deromemaj ka thënë se njihej me viktimën prej kohësh dhe ka mohuar se ishte në dijeni të aktiviteteve të tij të paligjshme.