Policia greke ka zbardhur vrasjen e Caroline Crouch, nënës së re të lindur dhe e rritur në Greqi, por me shtetësi britanike.
Sipas raportimeve nga mediat greke, policia ka në dispozicion informacion të mjaftueshëm që dokumenton se vrasësi i 20-vjeçares Caroline, është burri i saj Charalambos Anagnostopoulos.
“Charalambos Anagnostopoulos, burri i 20-vjeçares Caroline Crouch, sipas informacionit në dispozicion të policisë është vrasësi i saj”.
Mediat greke shkruajnë se policia ka bërë gati helikopterin për të shkuar e për të marrë 32-vjeçarin, pasi kishte mësuar për planin e tij të arratisjes.
Dhe vetë të riut, nuk i është komunikuar akuza për vrasjen e të shoqes. Sipas mediave greke, 32-vjeçari është shoqëruar me pretekstin se do të identifikonte dikë tjetër që ishte arrestuar për vrasjen e Karolinës.
“Po planifikonte të arratisej jashtë vendit, në Turqi. Për këtë arsye, policia dërgoi një helikopter nga Athina që mori 32-vjeçarin dhe e transportoi atë në GADA brenda një kohe të shkurtër. Policia shkoi direkt në varrezat e ishullit ku u mbajt shërbesa përkujtimore 40-ditore e Kalinës. Ata iu afruan pilotit por natyrisht nuk i thanë se ai ishte i dyshuar dhe se kishte prova kundër tij. Në vend të kësaj, atij iu tha se ishte një person i cili ishte arrestuar dhe duhej të shkonte menjëherë në Athinë për ta identifikuar,”- shkruan Newsbomb.gr.