Tragjike/ Gëlltiti këtë objekt që të gjithë e kemi në shtëpi, humb jetën vogëlushja 2-vjeçare

0
Tragjike/ Gëlltiti këtë objekt që të gjithë e kemi

Disa prindër kanë ngritur alarmin për rreziqet e baterive në formë butonash pas vdekjes së një vajze dy vjeçare.

Harper-Lee Farnthorpe ndërroi jetë në Spitalin Universitar Royal Stoke brenda disa orësh pasi gëlltiti një prej baterive.

Sipas policisë, 2-vjeçarja e cila u dërgua me urgjencë në spital nuk arriti të mbijetonte dhe pse kirurgët e operuan për t’i shpëtuar jetën.

Mjekët i thanë nënës së saj, Stacey Nicklin, se ajo kishte gëlltitur një bateri shumë të vogël.

Bordi Staffordshire i Mbrojtjes së Fëmijëve ka bërë një paralajmërim për prindërit në botimin e fundit të gazetës së tij

“Bateritë e vogla furnizojnë me energji objektet e përditshme si dorezat e makinës, telekomandat dhe lodrat e fëmijëve.

Por a e dini se nëse gëlltitet ata mund t’i plagosin rëndë, apo edhe ta vrasin një fëmijë?

Bateritë reagojnë me pështymë dhe nëse një fëmijë gëlltit një bateri mund të digjet vrima dhe të shkaktojë gjakderdhje të brendshme, madje edhe vdekje.

Tragjikisht, një fëmijë i vogël në Staffordshire ka vdekur pasi gëlltiti një bateri

Simptomat mund të mos jenë të dukshme.

 Fëmija juaj mund të jetë duke kollitur ose duke treguar në fyt ose bark

Simptoma të paqarta ose të luhatshme do të thotë se është e rëndësishme të jesh vigjilent. Besojini instiktive tuaja dhe veproni shpejt edhe nëse nuk ka simptoma.”, shkruhej në të.

Tragjike/ Gëlltiti këtë objekt që të gjithë e kemi

Artikulli i mëparshëm“Vrasësi i 20-vjeçares në Greqi është burri i saj”/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja makabre, ja plani për arratisje: Do shkonte në Turqi
Artikulli i radhës“Rama di shumë për të”/ ‘Bomba’ e Spartak Ngjelës, paralajmëron fundin ‘tragjik’ të Sali Berishës: Ja çfarë i trembet kryeministri aktual!