Gazetari ArIan Çani ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Ai thotë se PD-ja ka ende fytyrën e Sali Berishës, por ky nuk është problemi i saj më i madh.
“Ajo parti ka fytyrën e Berishës edhe sot që flasim. Problem i kësaj partie është që nuk ka arritur dot të bëjë aleancat e duhura me aktorë të huaj. Nuk është problem që ka fytyrën e Berishës. Është fakti që nuk ka aleanca të huaja. Sikur sot të ishin rusët pas kësaj partie? Mendon se Berisha do të ishte në këtë situatë? Sot Edi Rama është njeriu i zgjedhur i amerikanëve. Si do përfundojë, nuk e dimë. Sali Berisha dhe Lul Basha kë kanë mbrapa? Kur je në syrin e perandorisë, më kë duhet të mbrohesh? Të duhen aleanca. Sot PD është vetëm dhe çfarëdo të bëjë për amerikanët?”, u shpreh Çani për MCN TV.