Një tjetër ngjarje e shëmtuar ku protagonistë janë forcat e policisë po trondit opinionin public.
Një i ri që kishte shkuar të takonte babain e sëmurë me kancer të shtruar në spitalin e Durrësit, është marrë zvarrë me shkelma nga policia e ruajtjes së objektit.
A.D u ka kërkuar efektivëve të policisë që të hynte në spital pasi kishte babain të sëmurë me sëmundjen e kancerit, por siç shihet edhe nga pamjet nuk është lënë të hyjë brenda dhe është tërhequr zvarrë nga efektivët e pranishëm.