Aksident në Tiranë, makina përplas dy këmbësorë në bulevard

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek bulevardi “Migjeni” në Tiranë. Një automjet ka aksidentuar këmbësorët R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

“Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin  Z. T.,  ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Artikulli i mëparshëmPas arrestimit në plazh të Endri Zajës, prangoset edhe e dashura e tij
Artikulli i radhësPlagosja e biznesmenit dhe turistit në Sarandë / Policia bën lëvizjen urgjente…