Në një plazh të Kretës u gjet e vdekur francezja Violet Gigano e cila ishte vetëm 10 minuta larg shpëtimit.Policia informon se arsyeja e vërtetë e vdekjes së saj ishte një goditje nga i nxehti i madh pasi ajo prej orësh ishte duke ecur në këmbë.
Në fakt ajo ishte vetëm 10 minuta larg plazhit ku kishte lënë makinën, por nuk arriti të mbijetonte për aq pasi humbi ndjenjat.
Ajo kishte veshur rroba dhe kapele të zezë që e thithin nxehtësinë teksa shishet e ujit iu gjetën bosh. Ndërkohë ajo u gjet e rënë mbi shpinë dhe dyshohet edhe se gjatë rrugëtimit në ecje ka humbur orientimin.
Gjithsesi ajo dyshohet se ka humbur jetën më 24 qershor dhe trupi i saj i pajetë u gjet më 1 korrik pasi u shpall e zhdukur.