Boris Johnson në stilin “ultras”/ Armand Duka kalon disa momente me të

0

Featured image of article: Tipik anglez! Me birrë në dorë dhe fanellën e Anglisë, Boris Johnson në stilin “ultras”, Armand Duka shijon disa momente me të

Në “Wembley” po luhet gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Anglisë dhe Danimarkës.Në stadium është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili është ndeshur me një personazh shumë të njohur në politikë, kryeministrin britanik Boris Johnson.

Numri një i futbollit shqiptar zhvilloi një takim të shkurtër me kryeministrin e Anglisë, ky i fundit u shfaq në stilin anglez, me një shishe birrë në dorë dhe fanellën e Anglisë.

Duka nuk mund ta linte të kalonte mundësia për të bërë një foto me Johnson, i cili ka veshur fanellën e Anglisë dhe mban një birrë në dorë për të shoqëruar ndeshjen.

Artikulli i mëparshëmFotot/ Brenda vilës super luksoze të Erdoganit, kushtoi 63 milionë euro dhe ka 300 dhoma
Artikulli i radhësGreqia kundër shitjes së nëndetëseve gjermane për Turqinë/ Do të ndryshonte përfundimisht ekuilibrin e fuqisë detare