Në Bosnje dhe Hercegovinë shënohet 26 vjetori i masakrës së Sebrenicës, ku forcat serbe të Bosjnjes vranë mbi 8000 burra dhe djem myslimanë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë i ka konsideruar gjenocid në vitin 2007 këto vrasje.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një deklaratë të përbashkët me komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se në Europë nuk ka vend për mohim të gjenocidit, ndaj është detyra e BE që ta përkujtojë gjithmonë masakrën e Srebrenicës.
“Teksa shënojmë 26-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, është detyra jonë e përbashkët që ta kujtojmë atë përgjithmonë. Në Evropë nuk ka vend për të mohuar gjenocidin, revizionizmin dhe për të madhëruar kriminelët e luftës. Këto janë në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane. Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme”, thanë Borrell.
Gjithashtu tha se Europa nuk e ka harruar përgjegjësinë e saj për dështim në parandalimin e gjenocidit në Srebrenicë. Zona ku ka ndodhur masakra e Srebrenicës 26 vjet më parë, ruhej nga paqeruajtësit holandezë të Kombeve të Bashkuara.