OBSH dënon finalen e EURO2020 plotë me tifozë, çfarë pritet të ndodh tani

0
OBSH dënon finalen e EURO2020 plotë me tifozë, çfarë

Shkencëtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Maria Van Kerkhove e ka konsideruar si shumë rë rëndë dhe shkatërruese, faktin se finalja e Euro 2020 midis Italisë dhe Anglisë u zhvillua me praninë e të gjithë tifozëve në ”Ëembley Staduim” të Londrës.

Ajo e u shpreh tepër e shqetësuar, pasi grumbullimi i turmave të mëdha, mund të ndikojë shumë në përhapjen e variantit indian të koronavirusit, Delta, shkruan The Guardian.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Angli ka pësuar një rritje të ndjeshme, ndikuar edhe nga transmetueshmëria e variantit Detla, dhe një sërë kufizimesh ende nuk janë hequr.

”A duhet të jem duke e shijuar këtë transmetim që po e shoh me sytë e mi? Pandemia nuk po e bën pushim sonte, për shkak të variantit Delta do të rriten infeksionet dhe do të prekken njerëzit e pavaksinuar, në mjediset e mbushur me njerëz, të cilët po këndojnë dhe ulërasin. Shkatërruese.”, shkruan shkencëtarja në rrjetin social, Tëitter.

Komiteti i Parlamentit Evropian për Shëndetin Publik, e cilëoi vendimin për të lejuar 60,000 tifozë në Wembley si “një recetë për katastrofën pandemike”. Qindra raste janë lidhur tashmë me turneun, duke përfshirë gati 1,300 tifozë të Skocisë që udhëtuan në Londër për ndeshjen e ekipit të tyre kundër Anglisë më 18 qershor, 300 finlandezë që u kthyen nga Shën Petersburg dhe infeksione të shumta në Kopenhagen.

Artikulli i mëparshëmKompania Pfizer bën njoftimin e papritur
Artikulli i radhës“E di sa fëmijë mund të bëjë një burrë nëse do kishte…”/ Befason Alfred Cako, plas deklaratën tjetër të bujshme për femrat