Dyshime tronditëse janë hedhur mbi vrasjet mafioze më të bujshmet në Itali në vitet 80′ deri në 90′ ku pas disa përgjimeve kanë dalë përfundimet se një shqiptar mund të jetë i përfshirë në krimet makabre. Dhe asgjë më pak se bashkëpunëtori i kapos së bandës, famëkeqit Salvadore Riina ose siç njihet ndyshe Toto Riina.
Mediat italiane raportojnë se pas disa përgjimeve të viteve 2013, kanë zbuluar se ai ka përmendur një shqiptar teksa po fliste për shpërthimin e një makine bombë ku mbetën të vrarë 6 persona. Pëgjimet janë realizuar që në atë kohë por vetëm së fundmi kanë arritur të zbulojnë se një shqiptar mund të ketë patur një rol shumë të rëndësishëm në kryerjen e masakrave.
Lidhur me këto lajme ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai hedh dyshime të forta se nga Shqipëria në atë kohë Enver Hoxha ndihmonte mafien italiane.
POSTIMI I PLOTË
A ekziston lidhja midis sigurimit te shtetit dhe mafjes italiane?
Capo dei capi Toto Rina ne regjistrimet e antimafjes italiane flet per nje shqiptar specialist eksplozivi qe shfaqej para akteve te medha terroriste dhe zhdukej. Ai nuk dinte italisht, nuk fliste nuk ishte anetar i ndragetes por pregatiste autobombat me te cilat mafia italiane kryente aktet terroriste.
Nga Shqiperia ne ate kohe vetem terroriste te sigurimit te shtetit mund te shkonin ne Itali dhe te ktheheshin si dhe kur te donin. Pyetja legjitime shtrohet a po ndihmonte Enver Hoxha mafjen italiane dhe brigade rose kunder borgjezise dhe qeverise se vendit fqinje?!? sb