Një efektiv policie në Itali është arrestuar pasi u konstatua se konsumonte drogë në orarin e punës. Në pranga ka rënë edhe 42-vjeçari shqiptar që e furnizonte me drogën.
Pasi ndjekjes për disa muaj kolegët zhvilluan një operacion ‘blic’ në shtëpinë e oficerit në Rimini të cilit i gjetën disa doza kokainë dhe një peshore precize.
Tashmë të dy do të përballen me drejtësinë.