Situatë e tensionuar në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës ku gjyqtari ndërpret ndeshjen për shkak të sjelljes së tifozëve.
Ishte minuta e 46-të kur Vllaznia kaloi në avantazh me nisjen e pjesës së dytë.
Ishte Gjurgjeviç gjen rrugën e rrjetës, pas asistit të Gurishtës.
Por hedhja e flakadanëve dhe sendeve në fushë ka bërë që arbitri të fusë ekipet në dhomat e zhveshjes.
Takimi ka rifilluar vetëm pas një ndërprerje prej 10 minutash.
Rezultati është 1-0 ndërsa në sfidën e parë shkodranët kanë humbur 3-1.