Një pensionist në Britaninë e Madhe, është bërë studenti i diplomuar më i vjetër pasi mori diplomën e universitetit në moshën 96-vjeçare. Archie Ëhite mori diplomën e tij nga fakulteti i arteve në Universitetit East Sussex.
Mbajtësi i këtij rekordi është në fakt Shigemi Hirata nga Japonia, i cili ishte 96 vjeç e 200 ditë në kohën e përfundimit të studimeve. Archie shënoi arritjen e tij me një ekspozitë pikture të projekteve të tij finale, të studimeve të artit, shkruan Infdependet.
Archie thotë se kërkon të hapë një grup bamirësie për studentët e paavantazhuar dhe piktorë të tjerë, që ata të fitojnë sa për të jetuar me punën e tyre.
Ai ka lindur në vitin 1925 kur në fronin britanik ishte ende mbreti George V. Amatori i pikturës ka punuar si ndihmës-avokat deri në moshën 92 vjeçare dhe thotë se u regjistrua në universitet në 2018 për ta njohur më mirë veten me kryeveprat e artistëve të mëdhenj.