Nuk ka zgjatur shumë aventura e një të mituri, i cili vodhi në një furrë buke xhiron ditore, pasi është ndaluar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Lezhë, ku sipas policisë një 10-vjeçar është paraqitur në furrën e bukës si klient, por ka shfrytëzuar mundësinë kur shitësja po i shërbente, duke marrë nga arka një shumë parash.
“Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.