Sherr me thika në Berat, plagoset rëndë 17-vjeçari

0

Një sherr me thika ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 17-vjeçari në Berat. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat arrestuan në flagrancë të shtetasit K.Q., 18 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobta ka goditur me mjete prerëse shtetasin E.H., 17 vjeç banues në Berat, duke i shkaktuar demtime të renda. Shtetasi E.H. ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Artikulli i mëparshëmSon i shkëlqyer jo vetëm në fushën e blertë. Një nga pesë më të mirët në ushtrinë Koreane
Artikulli i radhësTirana edhe këtë fundjavë liri ‘me pikatore’