Tirana edhe këtë fundjavë liri ‘me pikatore’

0

Tirana është një nga 6 bashkitë në zonën e kuqe ku lëvizjet do të vijojnë të jenë të kufizuara. Koha e bukur dhe me diell ka bërë që Liqeni artificial të jetë vendi më i preferuar për të shëtitur jo vetëm të moshuarit por dhe prindërit me fëmijë duke lënë mënjanë fashat e orareve që ishin përcaktuar për secilën kategori.

Ndërkohë marketete, farmacitë do të ushtrojnë aktivitetet deri në 17:30 ndërsa të dielën çdo gjë do të jetë e mbyllur për tu bërë gati për të hënën ku do të ketë lehtësim të lëvizjeve në zonat e gjelbërta. Nga e hëna në zonën e gjelbët shtohen bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Sipas ministrisë në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje) deri në orën 21:00.

Nga e hëna do të hapen, klinikat dentare, parukerit, berberët dhe dyqanet në qendrat tregtare. Ndërsa në 18 maj do të nisë matura shtetërore, do hapen muzetë, sportistët do bëjnë stërvitje individuale. Ndërsa deri në një urdhër të dytë transporti do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur.

Artikulli i mëparshëmSherr me thika në Berat, plagoset rëndë 17-vjeçari
Artikulli i radhësJa kur rinisin flutirimet drejt zonës Schengen