“Faleminderit për pritjen e ngrohtë, unë jam shumë krenar që vesh këtë fanellë të Real Madrid, do të jap gjithçka që të jem i suksesshëm. Hala Madrid.” Këto janë fjalët e para të David Alaba si një lojtar i ri i merengues. Ish-mbrojtësi i Bayern Munchen do të veshë fanellën historike me numër 4 të lënë të lirë nga Sergio Ramos.
“I urojmë mirëseardhjen një prej këtyre lojtarëve të shkëlqyer që gjithmonë ka ëndërruar të veshë fanellën e Realit – tha presidenti i Blancos Florentino Perez – Sa herë që një lojtar i madh vjen në klubin tonë, ne ndiejmë emocione dhe shpresa. Është një moment i madh, ne jemi duke punuar me profesionalizëm dhe krijimtari. Do ta përballojmë të ardhmen me më shumë forcë dhe përkushtim se kurrë, në mënyrë që ëndrrat e miliona tifozëve tanë të bëhen realitet”.
Kështu, Alaba do ta gjejë veten të veshur me fanellën që për 16 sezone ishte mbajtur vetëm nga Sergio Ramos: “Është një motiv i madh për mua dhe unë dua ta nderoj atë – tha austriaku -. Ramos me atë numër u bë një lider, por unë dua të jem David Alaba”. “Të jesh te Real është një ëndërr e realizuar, është klubi më i mirë në botë”, tha Alaba, duke pohuar më pas se ai ka një “marrëdhënie të shkëlqyer” me trajnerin Carlo Ancelotti, i cili ishte te Bayern për 18 muaj, gjatë qendrimit 10 vjecar të Alabas.