Akoma ato, përsëri. Pas eliminimit me penallti në Rio de Janeiro 2016 në çerekfinale të turneut olimpik, Suedia u jep përsëri një hidhërim të madh Shteteve të Bashkuara, katër herë kampione Olimpike në futbollin e femrave. Në ndeshjen e madhe, skandinavet shkatërruan 3-0 SHBA, të pamposhtur prej 44 ndeshjesh, falë një prove force mbresëlënëse si skuadër dhe dygolëshit të Stina Blackstenius, e kompletuar më pas nga goli i tretë i Lina Hurtig.
FAQJA KRYESORE SPORT Tokio 2020/ Nuk humbisnin prej 44 ndeshjesh: amerikanet shemben në debutim 3-0...