Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Ngjela thotë se në shtator Berisha do e ketë thuajse të pamundur të hyjë në parlament.
“Kemi njërin që është “non-grata”, me gjithë familjen. E keni dëgjuar deklaratën e Blinken? E pra, është “non-grata” dhe KQZ në bazë të këtij neni të shpalljes “non-grata” nuk duhet t’i japë Berishës mandatin e deputetit. Në shtator ai nuk duhet të jetë në parlament. Vetëm nga ajo deklaratë e kap neni që nuk e lejon të hyjë në parlament”, tha ai për Repolitix.