Platforma sociale, YouTube ka hequr videot e postuara nga presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, sepse përhapin lajme të rreme në lidhje me pandeminë e koronavirusit.
Gjigandi i teknologjisë tha se vendimi i tij nuk bazohej në ideologji ose politikë, por në rregullat e saj të përmbajtjes, shkruan BBC. Që nga fillimi i pandemisë, presidenti ka folur kundër bllokimeve, maskave dhe vaksinimeve.
Kanali i tij në Youtube përmban video javore kombëtare dhe biseda me ministra për çështje të ndryshme, disa prej të cilave transmetohen drejtpërdrejt. YouTube tha që rregullat e saj ndalojnë videot që thonë se maskat nuk ndihmojnë për të parandaluar përhapjen e virusit
Kjo nuk është hera e parë që platformat kryesore dixhitale heqin videot e Presidentit Bolsonaro. Vitin e kaluar Tëitter dhe Facebook hoqën videot e tij duke folur kundër masave të distancës sociale dhe duke pretenduar se shifrat e larta të rasteve do ta bënin Brazilin imun ndaj Covid-19.