Në Pikën Kufitare të Kakavijes shqiptarët nuk janë lejuar nga pala greke të vazhdonin udhëtimin në shtetin fqinj.
Mësohet se shkak për këtë është bërë testi i shpejtë që kishin kryer në Shqipëri. Ekipi i EODY, sipas informacioneve, nuk i njeh testet e shpejta duke iu kërkuar udhëtarëve kryerjen e një testi të shpejt në moment.
Sipas burimeve nga pala greke, mësohet se kjo gjë ka ndodhur pasi ka disa laboratorë privatë në Shqipëri që kryejnë testin e shpejtë, por nuk kanë certifikimin e nevojshëm në testet specifike. Organet e vetme që kanë teste të shpejta të certifikuara janë spitalet publike. Fakti që testet e shpejta nuk njihen i detyron udhëtarët të kryejnë testin PCR.