“Finalja UEFA-s kundër Juventus ishte e stisur”

0

Mes Fiorentinës e Juventus nuk ka qenë asnjëherë një raport i mirë, por fjalët e thëna nga ish-sulmuesi Nappi vetëm sa hedhin benzinë mbi zjarr, në kohën kur kujton finalen e humbur të Kupës Uefa në 1990 kundër Juventus, duke e konsideruar të stisur: “Ishte një ndeshje e stisur, nuk kam problem ta them.

Goli i Casiraghi, në cdo stadium tjetër do të ishte anulluar. Të gjithë e dinin se Avellino ishte basen juventin. Kemi luajtur dy ndeshje në transfertë, ajo e Avellinos ishte dita më e keqe në karrierë, ishte një zhgënjim.

Na dhanë medaljen e argjendtë qënuk e di as ku e kam. Nuk kam qenë një lojtar i madh, por të gjithë më falenderojnë për atë që kam bërë, edhe më të rinjtë që nuk më kanë parë të luaj”.

Ish-sulmuesi tregoi shakanë që i bënë kur mbërriti tek Fiorentina: “Kur arrita aty më dhanë të pija një gotë verë. Sa keq, që ishte uthull, ishte Baggio që e ndërroi”.

Në kujtimet e Nappit janë edhe episodet që bëjnë diferencën në krahasim me futbollin e sotëm: “Roberto Baggio bënte nxemjen tek parkingu se nuk na lejohej, për të mos prishur barin.

Provoni ti thoni Cristiano Ronaldo të bëjë nxemjen në dishezën që të con në fushën e Allianz Stadium. Flas për të sepse është në Itali, por mund ti referohem edhe Messi. Sot lojtarët janë të mbrojtur, por futbolli më i ftohtë”.

Artikulli i mëparshëmPse në Shqipëria ekonomia pritet të bjerë me 5% ndërsa Serbia dhe Maqedonia e Veriut po e kalojnë më lehtë
Artikulli i radhësE konfirmon OBSH: Jeta siç ishte përpara COVID mund të mos rikthehet më