Zbulohen të tjera detaje për vrasjen e presidentit të Haitit, e dyshuara kryesore është ish gjyqtarja e Gjykatës Supreme, ja rrëfimi që zbërtheu planin

0
Zbulohen të tjera detaje për vrasjen e presidentit të Haitit, e

Burime nga policia e Haitit bëjnë me dije se i dyshuari kryesor për vrasjen e presidentit është një ish gjyqtare e Gjykatës Supreme. Vrasja e Moise ka zhytur në kaos kombin më të varfër të hemisferës perëndimore duke nisur një kërkim ndërkombëtar për mercenarët dhe organizatorët e vrasjeve në të gjithë Amerikën.

Policia e Haitit ka lëshuar një urdhër arresti për Ëendelle Coq-Thelot, një ish-gjyqtare të Gjykatës Supreme, e cila  u shkarkua nga puna së bashku me dy gjyqtarë të tjerë në shkurt kur Moise pretendoi se ishte planifikuar një grusht shteti kundër tij.

Vendndodhja e Coq-Thelot nuk është bërë e ditur. Mercenarët kolumbianë dhe shtetasit amerikanë nga Haiti që janë arrestuar pas vrasjes së Moise dëshmuan se ishin takuar me Coq-Thelot.

“Disa prej tyre kanë treguar se kanë qenë dy herë në shtëpinë e zonjës Coq,” u tha Verrier gazetarëve. “Këta persona i dhanë policisë detajet e dokumenteve të nënshkruara gjatë takimeve në shtëpinë e zonjës Coq.”

Policia ka bastisur shtëpinë e Coq-Thelot, si dhe rezidenca të tjera në fshat, tha Verrier. Por ka ende shumë pikëpyetje rreth vrasjes së presidentit. Zyrtarët e Haiti fajësuan një skuadër mercenarësh kryesisht kolumbianë, tre prej të cilëve u vranë nga policia.

Një zyrtar i lartë i sigurisë së Moise u arrestua të martën.

Artikulli i mëparshëmU shpëtuan nga kampet e ferrit, zbardhen dëshmitë e dy grave shqiptare pas kthimit nga Siria
Artikulli i radhësShihni sa ka ndryshuar Kim Jong-un, analistët zbulojnë planin që po përgatit udhëheqësi i Koresë së Veriut